BOTA, 5 Dhjetor 2017, 10:49

Video/‘Po më prekët me dorë do hidhem’, por policia arreston ish-presidentin

Video/‘Po më prekët me dorë do hidhem’, por policia

Pas negocitash të gjata dhe kërcënimeve nga maja e çatisë se do të hidhej poshtë nëse e preknin, ish-presidenti i Gjeorgjisë dhe ish-guvernatori i Odesës, Mikheil Saakashvili, u arrestua nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, në Kiev.

Zëdhënësja e këtij shërbimi, Olena Hitlyanska, i tha Radios Evropa e Lirë, se bastisja në apartamentin e Saakashvilit është kryer së bashku me hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, raporton Rel, duke shtuar se nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me bastisjen.

Bastisja u bë dy ditë pasi Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit ka organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Protestat fillimisht janë thirrur nga Saakashvili, dikur aleat i Poroshenkos, por atyre u janë bashkuar më pas shumë liderë të partive politike opozitare.

Nga viti 2004 deri më 2013, Saakashvili ka qenë president i Gjeorigjisë, ku tani kërkohet nën dyshimet se ka bërë përpjekjte të organizojë grushtshtet, pasi ka dalë nga zyra. Saakashvili i mohon akuzat.

Në vitin 2015, ai është emëruar nga Poroshenko guvernator i rajonit Odesa dhe ka dorëzuar shtetësinë gjeorgjiane për të marrë postin.

Megjithatë, Saakashvili ka dhënë dorëheqje në nëntor, 2016, duke thënë se përpjekjet e tij për reforma janë bllokuar nga aleatët e Poroshenkos.

Saakashvilit më pas i është marrë shtetësia ukrainase nga Poroshenko – vendim të cilin Saakashvili e ka sfiduar në gjykatë.

Poroshenko tha se qëllimi i vërtetë i organizatorëve të protestave është të destabilizojnë Ukrainën.

Policia rrethon banesën, ish-presidenti mbi çati: Po më prekët me dorë do hidhem

Ish presidenti i Gjeorgjisë Mihail Sakashvili, ka hipur mbi catine e baneses se tij dhe kercenon se do te hidhet. Vendimin e ka marre pasi ne banesen e tij ka shkuar policia për kontroll pas urdherit te marre nga gjykata.

https://youtu.be/YfiUgbHvesE