TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vitin 2016, familjet mesatare në BE kanë konsumuar 1.6 për qind të konsumit të përgjithshëm për blerjen e pijeve alkoolike. Shprehur në shifra, kemi të bëjmë me një konsum prej 130 miliardë euro përkatësisht 0.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Evropian.
Ky është rezultati i një studimi të Eurostat ku duhet theksuar se nuk janë përfshirë pijet alkoolike të cilat janë paguar në restorante dhe hotele.
“Konsumi vjetor i familjeve për pijet alkoolike përafërsisht është i barabartë me konsumin e tyre për produktet medicinale, paisjet dhe elektroshtëpiaket, dhe diçka më shumë se buxheti për mbrojtjen sociale dhe arsimin në vitin 2016,” theksohet në studim.
Grafiku
Në vendet anëtare të BE, në konsumin e pijeve alkoolike prijnë familjet e tri shteteve Baltike: Estoni – 5.6 për qind, Letoni – 4.8 për qind dhe Lituani – 4.2 për qind, të pasuara nga Çekia dhe Polonia me 3.6 për qind, si dhe Hungaria dhe Finlanda së bashku me 2.9 për qind.
Nga ana tjetër studimi tregon se vendet ku familjet konsumojnë më së paku pije alkoolike në BE janë Spanja – 0.8 për qind, Italia – 0.9 për qind, duke vazhduar me Austrinë – 1.3 për qind. Portugalia – 1.4 për qind dhe Gjermania 1.5 për qind.
Nga viti 2006 deri në vitin 2016, konsumi i përgjithshëm i cili shkon për pije alkoolike në një familje ka ngelur relativisht stabël në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.
“Rritja më e madhe në këtë dhjetëvjeçar është shënuar në Qipro me 1.6 për qind konsum për familje në vitin 2016 nga 0.2 për qind që ishte në vitin 2006. Përkundër kësaj, konsumi në familje ka rënë dukshëm në të njejtën periudhë në Lituani nga 5.2 në vitin 2006 në 4.2 për qind në vitin 2016,” thekson studimi i Eurostat.
TPZ.AL