BOTA, 6 Dhjetor 2017, 13:11

BE publikon listën e zezë të parajsave fiskale, kritika të shumta: “Mungojnë shtetet më famëkeqe”!

Pas dhjetëra mijëra hetimeve dhe mbledhjeve, Bashkimi Evropain  ka publikuar listën e zezë të 17 vendeve, për të cilat thuhet se janë parajsa fiskale. BE gjjithashtu  ka bërë publike edhe listën e 47 shteteve të cilat kanë premtuar se do të ndryshojnë rregullat në përputhje me standardet evropiane, listë kjo që u pagëzua me “vendet gri”.

Pas publikimit të “listës zezë” dhe asaj të “vendeve gri” vërshuan një lum kritikash duke theksuar se nuk janë përfshirë parajsat më famëkeqe fiskale.

Lista e zezë

Pas takimit në Bruksel, ministrat e financave të BE i kanë bërë thirrje Samoas amerikane, Bahreinit, Barbados, Grenadit, Guamit, Koresë Jugut, Macau, Ishujt Marshall, Mongolit, Namibisë, Palaut, Panamas, Shën Lucias, Samoas, Trinidadit dhe Tobagos, Tunisit dhe Emiratve të Bashkuara Arabe se nuk po punojnë sa duhet në parandalimin e shmangies së pagesës së tatimit.

Sipas gazetës britanike Independent, lista kryesore përjashton shumë territore britanike përtej detit, siç janë Ishujt Kajman dhe Bermudet të cilat ishin në listën e zezë paraprake të BE nga qershori i vitit 2015. Ankesat për metodologjinë e hartimit të listës së fundit të zezë kanë sjellë edhe ndryshimin. Lista e fundit është hartuar nga ana e Kodit të sjelljes së Këshillit Evropian, COC, grupim ky i cili përbëhet nga ministrat e financave të shteteve anëtare të BE.

Përfshirja e vendeve në listën e zezë bazohet në atë nëse shteti i jep trajtim të privilegjuar kompanive, të cilave u mundësojnë që të bartin përfitimin vetëm për ti ikur tatimit. Janë edhe 47 vende që janë përfshirë në “vendet gri” dhe nuk kanë sistem në përputhje me standartet tatimore të BE, por janë obliguar të ndryshojnë ligjet e tyre.

“Në nivel të Bashkimit Evropian kemi miratuar listën e shteteve që nuk bëjnë aq sa duhet në luftën kundër evazionit fiskal”, tha ministri francez i financave, Bruno Le Maire. Njoftimi vjen ende pa kaluar muaji nga publikimi i Paradise Papers, rrjedhjes së madhe të informacioneve nga Zyrat juridike të kompanive ku janë zbuluar shumë individ dhe kompani që shfrytëzonë përparsitë e tatimit off-shore. Komisioneri evropian për financa, Pierre Moscovici i ka bërë thirrje shteteve anëtare që të “miratojnë shpejtë listën e strehave tatimore” në dritën e zbulimit të Panama Papers, dhe që një listë e tillë duhet të zbatohet  me sanksione " të besueshme dhe të rëndësishme". Pritet që këto sanksione potenciale, të cilat mund të zbatohen ndaj anëtarëve të listës, të dakordohen në javët në vijim.

Lista e BE

Lista britanike dhe kritikat

Javën e kaluar, organizata britanike “Oxfam” ka publikuar listëne  saj të zezë me 35 shtete. Pas publikimit të listës së zezë, Oli Pearce për BBC tërheq vërejtjen:

“Është shqetësuese të shikosh se në listën e BE janë shumica e shteteve të vogëla, derisa parajsat më famëkeqe fiskale, si Bermudet dhe Ishujt Kajman, Ishulli Jersey dhe Ishujt Virgin, janë në listën gri,” thekson Pearce edhe pse e pranon se jemi në rrugë të mirë, por: “Nëse liderët evropianë bëjnë lëshime për shumë parajsa fiskale, të gjithë do të jemi humbës,” përfundoi Pearce.

TPZ.AL