TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Belgjika më 14 të këtij muaji do të vendosë nëse do ta respektojë fletarrestin evropian dhe ta kthejë në Spanjë ish-presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont, lidhur me akuzat për nxitje të kryengritjes, dhe shpalljen e pavarsisë së rajonit.
Avokatët e Puigdemont dhe katër ish-ministrave të tij, që së bashku me të janë larguar nga Spanja dhe kanë arritur në Bruksel në muajin tetor.
Muajin e kaluar, prokurorët në Belgjikë kanë kërkuar nga gjyqtari që ta miratoj fletarrestin e dhënë nga Spanja për këta pesë persona, raporton agjencia AFP.
“Ne besojmë se faktet kundër qeverisë së Katalonjës nuk janë të dënueshme në Bruksel dhe se ekstradimi në Katalonjë dhe Spanjë, paraqet shkelje të të drejtave të tyre fundamentale”, u tha gazetarëve avokati, Christophe Marchand, pas dëgjimit të sotëm në gjykatë.