SPORT, 29 Nëntor 2017, 14:39

Moda e tatuazheve, këta janë futbollistët me numrin më të madh të tyre

Moda e tatuazheve, këta janë futbollistët me numrin më

Ikona David Beckham ka qenë ndër të parët që vizatoi trupin e tij me tatuazhe, e më pas u kthye në një modë. Sot, pjesa më e madhe e futbollistëve janë të mbushur me tatuazhe, kush më shumë e kush më pak në numur.

I fundit në radhën e “ekzagjerimeve” është sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, që bëri një familje të tërë luanësh, tatuazh pothuaj më i madh se trupi i tij.

Lojtarët që janë të mbushur me tatuazhe përmendim Nainggolan te Roma, Perroti apo Sergio Ramos te Real Madrid, Ibrahimoviç te Mnchester United, Balotelli te Nice, madje dhe Leo Messi.

I vetmi që i ka shpëtuar modës është Cristiano Ronaldo. Portugezi i Real Madrid e ka justifikuar me faktin se ai është një dhurues i rregullt gjaku.

TPZ.al

[gallery columns="1" ids="27851,27844,27845,27843,27846,27847,27848,27849,27850,27852,27853,27854,27856,27857,27859,27858,27863,27860,27861"]