SPORT, 7 Dhjetor 2017, 22:09

Fataliteti i minutës së fundit, Jang Bojs thyen Skënderbeun. Daja: Më kërcënoi arbitri

Skënderbeu ishte vetëm një minutë larg historisë, për ta mbyllur në vendin e tretë fazën e grupeve të Ligës së Europës, por një gol i Asale në minutën e 95-të i dha fitoren 2-1 Jang Bojsit.

Enis Gavazaj shënoi në minutën e 51-të për korçatët, por zviceranët tri minuta më pas barazuan me Hoaro, me një gol më kokë.

Jang Bojs tentoi deri në fund të gjente golin e fitores, por portieri Shehi ishte vendimtar me pritjet e tij deri në fund, por në shtesë realizoi golin e fitores për zviceranët Asale pas një goditjeje këndi.

https://youtu.be/izw6vaNQmxo

Pas humbjes 1-2 kundër Jang Bojs, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja u shpreh se arbitri nuk dha një penallti, madje zbuloi detajin se e kërcënoi se do të bënte raport pas ndeshjes.

Skënderbeu e mbylli me humbje aventurën në Europë, teksa u rendit në vendin e fundit në grup me pesë pikë, me një fitore të marrë në shtëpi dhe dy barazime.

[gallery ids="33254,33255,33257"]

TPZ.AL