SPORT, 7 Dhjetor 2017, 23:05

Ky Milan nuk ka turp, mundet edhe nga Rijeka

Ky Milan nuk ka turp, mundet edhe nga Rijeka

Milani i mbyll me një humbje të turpshme sfidat e fazës së grupeve. Skuadra e Gatuzos ka siguruar kalimin për në turin tjetër, por sot u mund me rezultatin 2-0 nga Rijeka, e cila është eliminuar.

Vendasit zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7 me Puljiç, ndërkohë që kuqezinjtë nuk arritën që të barazonin me gjithë rastet e shumta të krijuara në portën kundërshtare. Gavranoviç shënoi golin e dytë për Rijekën, duke vulosur humbjen e Milanit.