TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë janë përcaktuar të 32 klubet që do të marrin pjesë në fazën me eliminim direkt në Ligën e Europës.
Shorti do të hidhet të hënën e ardhshme në Nion të Zvicrës, me ekipet e kualifikuara që janë ndarë në dy vazo.
12 ekipet fituese të grupeve dhe katër ekipet e renditura më mirë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve janë te skuadrat me koeficient të fortë (seeded).
Ato të do të përballen me 12 ekipet që dolën në vendin e dytë në fazën e grupeve, plus katër ekipet e mbetura nga vendet e treta të Ligës së Kampioneve.
Vazot e raundit të 1/32
Me koeficient më të fortë: Milan (Itali), Arsenal (Angli), Atalanta (Itali), Athletik Club (Spanjë), Atletiko Madrid (Spanjë), Braga (Portugali), CSKA Moskva (Rusi), Dynamo Kyiv (Ukrainë), Lacio (Itali), Leipzig (Gjermani), Lokomotiv Moskva (Rusi), Plzen (Ceki), Salzburg (Austri), Sporting (Portugali), Villarreal (Spanjë), Zenit (Rusi)
Me koeficient më të dobët: AEK Athinë (Greqi), Astana (Kazakistan), Sëlltik (Skoci), Crvena zvezda (Serbi), Dortmund (Gjermani), FCSB (Rumani), Kobenhagen (Danimarkë), Ludogorets (Bullgari), Lion (Francë), Marsejë(Francë), Napoli (Itali), Nice (Fancë), Ostersund (Suedo), Partizan (Serbi), Real Sociedad (Spanjë), Spartak Moskvë (Rusi)
A mund të çiftohen së bashku ekipet nga i njëjti vend?
Jo. Asnjë ekip nga i njëjti nuk mund të luajë në këtë fazë kundër njëri-tjerit.
Kur do të luhen ndeshjet?
Ndeshjet do të luhen të enjteve, më datë 15 dhe 22 shkurt, në orën 19:00 dhe 21:05. Ndeshja parë do të luhet në fushën e ekipeve me koeficient më të dobët.
