TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tottenham ngjitet përkohësisht në krye të Premier League pozicion që e ndan me Bournemouth. Skuadra e Pochettinos mposhti 3-1 në Wembley debutuesit e Fulham duke marë fitoren e dytë në po kaq takime.
Golit të brazilianit Lucas Moura në pjesën e parë iu kundërpërgjigj sulmuesi serb Mitrovic në fillimin e pjesës së dytë por Trippier me një supergol dhe Harry Kane me golat e tyre i çuan shifrat në 3-1 në favor të Tottenham duke i dhënë fitoren vendasve.
Me pikë të plota pas dy javëve të para është edhe Bournemouth që bëri surprizën duke mposhtur 2-1 West Hamin. 2 ndeshje, 2 humbje për Manuel Pellegrinin në stolin e çekanëve, start me të keq për të tek West Ham nuk mund të kishte.
Morën fitoret e para në këtë sezon edhe Everton e Leicester që mundën respektivisht 2-1 Southamton dhe 2-0 Wolves.