AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 19:20

Meta: Uniteti SHBA-BE të reflektohet në dialogun Kosovë-Serbi

Meta: Uniteti SHBA-BE të reflektohet në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Meta ka marrë pjesë në forumin “Transatlantic Leadership Network”, ndërsa ka theksuar se bashkëveprimi i SHBA me BE rezultoi kyç për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe se ky unitet dhe koordinim duhet të reflektohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

“Në Forumin e nderuar “Transatlantic Leadership Netëork” theksova sot se bashkëveprimi i SHBA?? me BE?? rezultoi kyç për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe suksesin e Maqedonisë së Veriut.

Dëshirojmë që ky unitet dhe koordinim SHBA-BE, të reflektohet dhe për përmbylljen me sukses të dialogut Kosovë-Serbi”- thotë Meta përmes një statusi në Facebook.