AKTUALITET, 10 Janar 2018, 12:47

Xhafaj, takim në zyrën e tij me kryeprokuroren Arta Marku

Xhafaj, takim në zyrën e tij me kryeprokuroren Arta Marku

Fatmir Xhafaj nuk ka pasur nevojë të lëvizë nga Ministria e Brendshme, për të takuar Arta Markun.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, iu desh të lërë zyrën e saj për një takim rreth 45 minuta me Fatmir Xhafajn në mes të një vale shkarkimesh që ka përfshirë prokurorët në nivele drejtuese.

Nga emrat që po shkarkohen është e qartë se në Prokurorinë e Përgjithshme po ndodh një spastrim i të gjithë njerëzve të Adriatik Llallës, të emëruar ose të komanduar në nivele drejtuese.

Para se të niste shkarkimet, kontaktet më domethënëse të Markut kanë qenë dy. I pari me ambasadorin amerikan dhe i dyti me Fatmir Xhafajn. Të gjitha gjasat janë që janë këta të dy që dirigjojnë nga larg lëvizjet në prokurori, duke marrë parasysh edhe konfliktet dhe akuzat e mëparshme me Adriatik Llallën dhe njerëzit e tij në këtë institucion