TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se Arta Marku po shfrytëzon më së miri kohën që po qëndron në krye të prokurorisë së përgjithshme. Mënjëherë pas marrjes së detyrës, ajo ka filluar më lëvizjet dhe shkarkimet. Ndërkohë, mësohet se largimet e nisura nga Arta Marku pritet që të prekin edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Në listën e drejtuesve që mund të largohen është edhe drejtuesi i Prokurorisë Besim Hajdarmataj. Kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Besim Hajdarmatajn janë Eneid Nakuci dhe Besnik Muci, i cili ishte njëri prej kandidatëve për Kryeprokuror.
Kujtojmë se Hajdamataj ishte një nga 3 prokuorët që kërkuan arrestimin e ish-ministrit Tahiri. Nuk dihet nëse kjo lëvizje e mundshme e Marku kundrejt Hajdarmataj ka lidhje me rastin ‘Tahiri’. Nga ana tjëtër opozita ka denoncuar se prokurorja Arta Marku do të përdoret për të mbyllur dosjet e krimit të qeverisë, njëra prej tyre edhe dosja ‘Tahiri’.