AKTUALITET, 10 Janar 2018, 11:45

Arrestohen dy sarandjotë, mbushën makinën me kanabis

Arrestohen dy sarandjotë, mbushën makinën me kanabis

Policia e Vlorës vuri në pranga dy të rinj të akuzuar për veprën penale të ''Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kryer në bashkëpunim''.

David Luca 24 vjeç nga Konispoli dhe Ervin Sinomati 26 vjeç nga Saranda u arrestuan në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ''Qafë Muzinë''.

"Janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ''Volksëagen'', ku në brendësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg" thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ''Volksëagen'', si edhe 3 aparate celular.