TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gomonja është 8 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm.
Policia ka nisur kontrollet në zonë për të verifikuar nëse ka ndonjë sasi droge të fshehur, që priste të transportohej me këtë mjet.
Njoftimi i policisë:
Policia E Shtetit: Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.
Gjatë operacionit antikanabis, ku në ujrat territoriale të Gadishullit të Karaburunit u pikas gomonia me 3 shtetas malazezë në bord dhe pas 24 orë ndjekje në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinen Ushtarake e Rojen Bregdetare të Malit të Zi, u kap me 3 shtetas malazezë në bord, njoftojmë se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej.
Në Bristan u sekuestrua sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë për veprën Penale ''Trafikimi i narkotikëve''.
/TPZ.AL/