AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 19:43

Meta mesazh ngushëllimi homologut italian: Jemi pranë popullit mik

Meta mesazh ngushëllimi homologut italian: Jemi pranë popullit mik

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi homologut të tij italian, Sergio Mattarella, pas tragjedisë që ndodhi sot në Genova ku nga shembja e urës vdiqën 35 persona.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit shprehu keqardhje për jetët e humbura, ndërsa i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

MESAZHI I METËS

I dashur President Mattarella,

Jam shume i trishtuar nga humbja e jeteve si pasoje e ngjarjes tragjike ne qytetin e Genovas.

Ne keto momente te veshtira jam prane jush, prane popullit mik italian, qytetareve te Genovas dhe te gjitha familjeve te lenduara nga kjo fatkeqesi.

Ngushellimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar per familjet e viktimave dhe urimi i sinqerte per nje sherim te shpejte per te lenduarit e kesaj katastrofe.