AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 17:53

Kishte fshehur drogën në mbathje, ndalohet shqiptari 17-vjeçar

Kishte fshehur drogën në mbathje, ndalohet shqiptari 17-vjeçar

Një nxënës shqiptar 17-vjeçar me banim në Itali u arrestua nga karabinierët e Bagnolo Cremasco, për posedim të lëndëve narkotike.

Mediet italiane (GiornalediTrevilio.it) raporton se, shqiptarit, i cili u kontrollua në brendësi të parkimit të një “McDonald’s” në Bagnolo, iu gjetën 11 gram marihuanë të fshehur në mbathje. Ai kishte edhe një peshore elektronike të saktësisë së lartë, të cilën mesa duket e përdorte për të peshuar dozat.

/TPZ.AL/