AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 17:18

Ischinger flet për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi: Të shmanget hapja e kutisë së Pandorës

Ish-ndërmjetësuesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, Wolfgang Ischinger ka komentuar çështjen shkëmbimit të territoreve.

Pas kancelares gjermane Angela Merkel e cila deklaroi se është fuqishëm kundër kësaj, Ischinger tha se një gjë e tillë duhet të shmanget.

“Si ish-negociator i BE-së për marrëdhëniet Kosovë- Serbi, konsideroj se hapja e kutisë së pandorës për shkëmbimin e territoreve duhet të shmanget”, ka shkruar Ischinger në Twitter, transmeton Telegrafi.

Në këtë postim të tij, ka komentuar edhe eurodeputetja Doris Pack.

Në komentin e saj, Pack ka shkruar se të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet t’i mbajnë sytë hapur dhe ta ndalojnë në gjë të tillë.