AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 16:57

“Goli më i bukur i sezonit”, ja kandidatët e përzgjedhur nga UEFA

“Goli më i bukur i sezonit”, ja kandidatët e

Është publikuar nga “UEFA.com” lista e kandidatëve për të fituar çmimin “Goli i sezonit” dhe përveç shumë emrave të njohur, janë edhe disa të tjerë që mungojnë.

Kristiano Ronaldo është prezent në listë, me roveshatën e shënuar kundër Juventusit në Torino. Por ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid, Garet Bejl nuk është përzgjedhur në këtë listë dhe supergoli i tij me roveshatë kundër Liverpulit në finalen e Champions League është i pavlefshëm.

Në këtë listë të përzgjedhur, nuk mungojnë as futbollistet femra, që shpeshherë realizojnë gola nga më të bukurit. Më poshtë, janë dhe kandidatët për të fituar çmimin “Goli i sezonit” nga UEFA, që sheh si favorit kryesor Kristiano Ronaldon.

Lista e kandidatëve për të fituar çmimin “Goli i sezonit”

Lusi Bronz (Lion 1-0 Man. Siti)

Olga Karmona (Zvicër 0-2 Spanjë)

Elisandro (Sporting 2-5 Inter)

Eliot Embleton (Turqi 2-3 Angli)

Kristian Eriksen (Irlandë 1-5 Danimarkë)

Paulo Estrela (Porto 5 -1 Beshiktash)

Eva Navaro (Gjermani 0-2 Spanjë)

Dimitri Pajet (Marsejë 5-2 Lajpcig)

Gonçalo Ramos (Slloveni 0-4 Portugali)

Rikardinjo (Portugali 4-1 Romani)

Kristiano Ronaldo (Juventus 0-3 Real Madrid)

Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi

2015: Lionel Mesi kundër Bayern 06/05/2015

2016: Lionel Mesi kundër Romës 24/11/2015

2017: Mario Mandzukiç kundër Real Madrid 03/06/2017