TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tragjedia që goditi sot Genovan, ku u shemb një urë, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur, vazhdon të mbajë shumë njerëz në ankth, pasi janë në merak për familjarët dhe miqtë e tyre. Domeniko Krishito, mbrojtësi i Xhenoas, me anë të profilit të tij në Instagram, i ka qetësuar të gjithë se është shëndoshë e mirë.
Por ka qenë vërtet me fat futbollisti, pasi ka kaluar në vendin e tragjedisë vetëm pak minuta më parë se ura të shembej: “Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që më kanë shkruar, pasi janë të shqetësuar për mua dhe familjen time. Jemi mirë, kemi kaluar në atë urë ekzaktësisht 10 minuta se të shembej.
Jam pranë familjeve të viktimave. Nuk ka mundësi që një urë në një autostradë të shembet në atë mënyrë. NUK ËSHTË E MUNDUR! Duhet bërë diçka për këtë vend, ku njerëzit ikin pikërisht për këto gjëra. Kemi nevojë për siguri, kemi nevojë për dikë që të bëjë diçka. Kjo që po ndodh është e tmerrshme”, – shkruan Krishito në profilin e tij në Tuiter. / Vipsport.al
