TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar 29-vjeçar i arrestuar në ishullin grek të Rodosit për posedim kokaine u la i lirë nga gjykata greke, duke vendosur si garanci 2 mijë euro, si dhe u dënua me dëbimin nga Greqia me kushtin që të paraqitej një herë në muaj në komisariatin e policisë në qytetin e tij të origjinës në Shqipëri.
Lajmin e dha portali grek Dimokratiki.gr.
Ai u kap në rrugën London të Rhodosit me 7.9 gram kokaine dhe dy telefona celularë, ndërkohë që pas kontrollit në shtëpinë ku banonte iu gjetën edhe 31 gram kokainë të fshehur në garderobën e dhomës së gjumit dhe 8 paketa kokainë për një total prej 10.3 gramësh.
Vlera e kokainës së kapur varionte prej 1760 deri në 6036 euro, shkruan portali grek.
/TPZ.AL/