TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së qartë të kancerlares gjermane, Angela Merkel se kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk do të preken, vjen reagimi nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Teksa ka përshëndetur qëndrimin e Merkel, Thaçi ka bërë thirrje që 5 shtetet e Bashkimit Evropian përfshirë edhe Serbinë, të binden që të njihet pavarësia e Kosovës.
“Përshëndes deklaratën e Kancelares Merkel për paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor. E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është që shumica e anëtarëve të BE të bindin 5 nga shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur si dhe # Serbia, të njohin Kosovën brenda këtyre kufijve. Sa më parë që ndodhë kjo, aq më mirë për rajonin”, shkruan Thaçi në Twitter.