TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje 39-vjecar eshte arrestuar sot nga policia, pasi akuzohet per vrasje të dyfishtë. Burime zyrtare nga policia bene me dije se behet fjale per shtetasin Ndue Memaj.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Ndue Memaj, 39 vjeç, banues në Lezhë.
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J. N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 datë 07.11.2013 e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 278/2 të Kodit Penal.