AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 22:37

“Ti duhej të ishe në burg”, deputeti demokrat akuzon drejtorin e ARRSH

“Ti duhej të ishe në burg”, deputeti demokrat akuzon

Në studion e emisionit “Opinion” deputeti demokrat Agron Shehaj ëhstë përplasur me drejtorin e ARRSH lidhur me skandalin e firmës false pjesëmarrëse në tenderin e unazës.

Deputeti Shehaj tha se drejtori i ARRSH duhej sot të ishte në burg, së bashku me shefin e tij dhe shefin e shefit të tij.

Por drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se ai dhe stafi i tij nuk kanë asnjë përgjegjësi lidhir me ngjarjen.

“Unë dhe stafi nuk kemi përgjegjësi, sepse detyra jonë nuk ëhstë të verifikojmë”, tha drejtori i ARRSH, duke u shprehur se ai nuk mund të dyshonte mbi kompaninë që kishte ardhur nga SHBA.