AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 22:45

Ristani zbulon skenarin e opozitës nesër në Kuvend

Ristani zbulon skenarin e opozitës nesër në Kuvend

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” është shprehur se Partia Demokratike dhe opozita po kthehet në Kuvend për të çuar deri në fund kauzën e saj siç është vetting në politikë por edhe për shkak se nesër diskutohet buxheti.

Ristani theksoi se duke qenë se nëpërmjet buxhetit mund t’u jipet zgjidhje disa prej kërkesave të studentëve, kjo është një mundësi për të ndihmuar edhe kauzën e studentëve.

Por sekretari i PD-së bëri të ditur se opozita do të qëndrojë në Kuvend deri sat ë diskutohet buxheti që ka rikthyer për shqyrtim presidenti, dhe më pas do të largohet nga Kuvendi.

“Opozita do jetë në Kuvend vetëm për pikën kur do diskutohet buxheti, që u jep zgjidhje dhe një pjesë të kërkesave të studentëve dhe do largohemi. Ka dhe kërkesa të tjera që do të diskutohen”, tha Ristani.