TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialilste për Integrim, Endrit Braimllari, duke marrë shkas nga një takim i zhvilluar me strukturat e LSI-së në Maliq të Korçës, deklaron se më 25 prill 2021 do të marrë fund papërgjegjshmëria, arroganca dhe paligjshmëria e Rilindjes.
“Në Maliq me strukturën e LSI.
Me 25 Prill merr fund papërgjegjshmëria, arroganca dhe paligjshmëria e Rilindjes.
Me 25 Prill fillon ndëshkimi popullor për Gezim Topçiun dhe këdo tjetër që ka abuzuar mbi qytetarët dhe me fondet publike.
Nuk do të ketë më Rilindje që t’ju trimërojë.
Do të ketë ndëshkim popullor”, paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.
