AKTUALITET, 11 Nëntor 2020, 17:52

Koronavirusi në Itali, 32.961 raste të reja infektimesh dhe 623 vdekje në 24 orë

Koronavirusi në Itali, 32.961 raste të reja infektimesh dhe 623 vdekje

Në Itali janë 32.961 raste të reja me koronavirus nga 225.640 tampon të bëra. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 623 viktima(teksa të martën ishin 580), në një total viktimash që shkon në 42.953.

Në terapi intensive janë të shtruar 3081 pacientë (110 vetëm sot).

Rajoni më i goditur mbetet Lombardia me 9180. Gjithsej që nga fillimi i pandemisë janë 1.028.424.

Pacientët e shtruar në repartet Covid janë gjithsej 29.444, 811 më shumë se dje. Është kaluar kështu numri maksimal i 4 prillit me 29.010 të shtruar. Më shumë se 500 mijë janë personat e karantinuar në ambientet familjare.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 9090 të shëruar. Aktualisht persona pozitiv janë 613.358. Raporti i personave pozitiv dhe testeve është 14,6%, me një rritje 1,5 në krahasim me të martën.