AKTUALITET, 16 Prill 2021, 08:49

Paradite mot me diell, pasdite do të ketë reshje shiu

Paradite mot me diell, pasdite do të ketë reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare deri në orët e mesditës.

Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta fillimisht në zonën e jugut dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 4/17 Diell re/shi

Kukës 1/14 Diell re/shi

Lezhë 4/19 Diell re/shi

Dibër -1/13 Diell re/shi

Durrës 5/19 Diell re/shi

Tiranë 5/20 Diell re/shi

Elbasan 3/20 Diell re/shi

Berat 2/20 Diell re/shi

Vlorë 5/19 Diell re/shi

Korçë 0/11 Diell re/shi

Gjirokastër 2/16 Diell re/shi

Sarandë 5/18 Diell re/shi.