TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përplasje verbale është shënuar ditën e sotme mes akivistes Arvina Lleshi dhe deputetit socialist Erion Braçe. Ky rast ka ndodhur gjatë mbledhjes së “Pranisë Besnike” të zhvilluar me banorët në Tiranë, ku ishte i pranishëm deputeti socialist.
Gjatë mbledhjes, Lleshi ka ndërhyrë dhe ka kritikuar qeverinë dhe deputetin. Ajo i kërkoi deputetit Braçe që të japin dorëheqjen, pasi është pjesë e një qeverie të korruptuar.
Pjesë nga debati:
Arvina Lleshi: Unë mendoj se qeverisë tuaj duhet ti vijë turp që merrni guximin dhe të dilni përballë qytetarëve.
Erion Braçe: Qeverisë tuaj dhe ty të vijë turp janë dy gjëra të ndryshme
Arvina Lleshi: Qeverisë tuaj pra se ti je pjesë e qeverisë
Ndërhyjnë qytetarët…
Arvina Lleshi: Është pjesë e PS deputeti, është deputeti i Edi Ramës, që bën opozitën e Edi Ramës. Edhe këtyre banorëve duhet tu vijë turp që vijnë dhe ju kërkojnë juve për tua zgjidhur hallet. Ju duhet të kishit krijuar politika dhe jo të vinin këta që nuk kanë ujë 24 orë.
Erion Braçe: Ti ta shprehësh mendimin tënd, por jo duke fyer njerëzit.