TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Brunilda Kadi është anëtarja e tretë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke bërë që treshja e re të plotësohet pas mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve.
Fillimisht, anëtar i KLGJ-së u zgjodh gjyqtari Sandër Simoni.
Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan me barazim, me nga 179 vota secili. Rregullorja parashikon që në rast barazimi të hidhet short dhe, pas shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni.
Më pas, Fatmir Ismalaj u zgjodh anëtar me 190 vota. Përballë tij ishte Igerta Hysi, e cila mori 171 vota nga gjyqtarët.
Me zgjedhjen e Brunilda Kadisë, plotësohet treshja e re e anëtarëve të KLGJ-së.