TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e nesërme kryeministri Rama pritet që ti japë fund pritjes së gjatë të Vangjush Dakos dhe jo vetëm për emrin që do të kandidojë në Bashkinë e Durrësit.
Rama ka planifikuar që të mbajë një takim në këtë qytet në kuadër të turit Bashkia që Duam ku dhe do të zbulojë dhe emrin e kandidatit për një nga Bashkitë më të mëdha në vend.
Burime për Faxweb bëjnë me dije se në rast se nuk kandidon Dako, i cili e ka ambicie një mandat të 4, lakohet si favorit Spartak Kovaçi, aktualisht drejtor i Ujësjellësit.
Ndërkohë që në shijak është favorit kryesor Ilir Ndrazhi, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në Krujë pritet që të rikandidohet Artur Bushi.
Në Shijak ka një konflikt në fakt, pasi kryetari aktual, Ardian Kokomani, ka shprehur ambicien për një rikandidim, nën moton e vijimësisë së projekteve të nisura në mandatin e parë, ndërsa Ndrazhi, pritet të lërë mandatin e deputetit.
Kujtojmë se në Kongresin e mbajtur nga PS në 23 Mars nuk u artikulua asgjë për fatin e Bashkisë së Durrësit, ndërsa Rama zyrtarizoi 7 kandidatë, një pjesë e tyre të rikonfirmuar.