AKTUALITET, 28 Mars 2019, 14:41

Kamioni merr para turmën e njerëzve, 30 të vdekur

Kamioni merr para turmën e njerëzve, 30 të vdekur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën pasi një kamion ka goditur turmën me njerëz në Guatemala.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Nahula, kur kamioni është përplasur me trumën e njerëzve në çastin kur ata ishin duke parë një tjetër person i cili ishte aksidentuar.

Nga aksidenti nëntë persona të tjerë mbetën të plagosur. Mediat raportojnë se mes viktimave kishte gra dhe fëmijë.