TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka komentuar refuzimin e Presidentit Meta, për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër të Brendshëm. Sipas Bazes, ky është një veprim politik, i cili ka për qëllim krijimin e një krize politike. Baze thotë se nuk është kompetencë e Metës, të vendos për kabinetin.
"Është sjellje politke e Metës, e mbështetur mbi objektiva politike dhe jo detyrime institucionale.
Fryma e Kushtetutës, nuk i jep të drejtë Presidentit të gjykojë për përmbajtjen e qeverisë, përvec dekretimit formal. Nuk mund të diktojë presidenti cilët do të jenë ministrat.
Përfytyroni që Edi Rama të kishte President, Pandeli Majkon, të thoshte këto janë shokët e tu, unë dua Erionin apo të tjerë.
Është përplasje institucionale e fortë, që përdoret për krizë politike. Është e justifikueshme si lideri i opozitës, por jo kur e bën Presidenti".
/TPZ.AL/