AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 21:24

Nazarko :Edi Rama gabim që u përfshi në cështjen Kacifas

Nazarko :Edi Rama gabim që u përfshi në cështjen Kacifas

“Kryeministri Rama nuk duhet të ishte përfshirë në çështjen Kacifas”, thotë analisti Mentor Nazarko në emisionin Të peaekspozuarit, në News 24.

Duke diskutuar rreth ceremonisë mortore të Kacifas dhe praninë e parullave  antishqiptare të ekstremistëve grekë, analisti u përqëndrua në sjelljen e liderëve ku dhe theksoi se Rama bëri gabim kur u përfshi me deklarata në këtë çështje, veçanërisht fill pas vdekjes së Kacifas.

"Nuk është e thënë që përveç tolerancës që u vu re gjatë ditës së sotme, nuk është e thënë që nuk do ketë ndalime, sot ka pasur të tilla. Kështu që shteti shqiptar ka bërë atë që duhet, përsa i përket deputetes ajo është një hapësirën e vet, ajo akuzon Shqipërinë dhe e cilëson si vrasje të qëllimshme . Rama bëri gabim që u përfshi, aty bëri gabim. Ajo çka duhet të na nxisë edhe kjo cermoni, është reflektimi në mardhëniet shqiptaro- greke”, tha analisti Mentor Nazarko.

TPZ.AL