AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 22:15

Mentor Nazarko: Presidenti mund ta refuzojë dekretimin e ministrave nëse...

Mentor Nazarko: Presidenti mund ta refuzojë dekretimin e ministrave

Analisti Mentor Nazarko u shpreh për “Të Paekspozuarit”, se presidenti ka të drejtë të refuzojë dekretimin e një ministri edhe për arsyeje morale.

Lidhur me rastin e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Nazarko shpjegoi se Ilir Meta mund të refuzoj dekretimin në rast se nuk është i bindur për arsye morale.

Më tej analisti shpjegoi se Meta ka krijuar një precedent me rastin e Sandër Lleshit,që mund të përsëritet.

“Ish-presidenti Nishani u shpreh në rastin Xhafaj se kushtetua nuk ja lejonte mosdrektimin e Xhafajt pavarësisht si ai vetë u shpreh se nuk ishte dakord,” tha Nazarko.

“Në manuale thuhet se mund ta refuzoj edhe për arsye morale.

Në rastin konkret Meta ka instaluar një precedent që deri diku është i rrezikshëm, pasi mund të vijë një moment që ai mund të refuzojë çdo emër,” shpjegoi Analisti.

“Nëse ai thotë nuk më bindi, atëherë Meta mund të refuzoj çdo kandidat. Në gjykimin tim, po jap një shembull, si rasti i Italisë, i cili u mbështet te nenet e kushtetues,” deklaroi Nazarko. TPZ.AL