TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua demostrata e ekstremistëve grekë, gjatë varrimit të Kostandinos Kacifas, u shpreh se ky manifestim ishte shenjë e idiotësisë së një grupi të vogël njerëzish. Sipas Bazes, Shqipëria nuk ka një problem me Greqinë por me "një tufë idiotësh grekë".
"Opinioni publik shqiptar dhe media shqiptare është më e hapur se media greke. Kjo nuk është garë kush ka më shumë idiot, Greqia na e kalon në këtë pikë.
Mendoj se shteti shqiptar është sjellë mirë. Mund t'i marrë nën hetim dhe t'u ndalojë hyrjen herë tjetër. Nuk mendoj se beteja mes Shqipërisë dhe Greqisë është kush të eleminojë idiotët e palës tjetër.
Nuk kemi një problem me Greqinë, por me një tufë idiotësh grekë", u shpreh Baze.
/TPZ.AL/