TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Real Story” se do t’ja dërgojë edhe një herë dekretin e Sandër Lleshit, presidentit të Republikës për ta dekretuar si ministër të Brendshëm. Rama nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të shtetit për të cilin hodhi dyshime se po vepron në favor të axhendës së opozitës.
“Nuk kam arsye të besoj që Presidenti i Republikës ka një axhendë të fshetë apo që është pjesë e një lojë të fshehtë politike. Ju përmendët Maqedoninë ku kishte një makinacion mes Presidentit dhe opozitës.
Nuk dua të them këtu se është një plan më i gjerë me një opozitë të pashpresë që bojkoton parlamentin dhe që kërkon qiqra në një hell ku po piqet vetë. Nuk kam arsye që të mos i besoj këto. Nuk kishte asnjë arsye që të mos i besonte një personi që vetë opozita nuk arriti dot të hidhte një saçme të vetme ndaj këtij emri” – tha Rama.
Ai tha se që javën e ardhshme do të çojë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të sqaruar të drejtën e presidentit për të rrëzuar emrat e ministrave. Rama tha se Gjykata do të jetë funksionale brenda pranverës.