TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga manjanti i medieve Rupert Murdoch, ka ardhur një propozim. Ai i bënë thirrje Facebook-ut dhe Google, për të mbështetur financiarisht lajmet që kalojnë përmes rrjeteve sociale. Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i News Corporation, i kërkoi rrjetit me të madh social t'i paguajë medieve të besuara një taksë të ngjashme me atë që kompanitë kabllore u paguajnë televizioneve me pagesë.
“Kam një propozim që realisht njeh investiomin dhe vlreën sociale të gazetarisë profesionale. Ka ardhur koha të shqyrtojmë një rrugë tjetër. Nëse Facebook-u dëshiron të njoh botues të besuar, atherë ai duhet tu paguajë atyre një taksë të ngjashme me modelin e zbatuar nga kompanitë kabllore. Padyshim botues të tillë po e rrisin vlerën dhe integritetin e Facebook përmes lajmeve dhe materialeve të tyre, por nuk po shpërblehen si duhet për shërbimin e tyre”, tha Murdoch.
Ky propozim vjen vetëm pak ditë pasi Facebook njoftoi një ndryshim në algoritme me të cilët u jepet prioritet miqve dhe familjarëve më shuëm sesa medieve.