AKTUALITET, 23 Janar 2018, 12:12

Detaje të reja, Ariela iu lut të mos e vriste, lidhja me Aldisonin ishte prishur dy muaj më parë

Detaje të reja, Ariela iu lut të mos e vriste, lidhja me Aldisonin

Kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë ku studentja Ariela Murataj u qëllua barbarisht nga 23 –vjeçari Aldison Belulaj, vazhdojnë të dalin detaje të reja.

Mësohet se Ariela dhe Aldisoni kanë qenë të lidhur prej katër vitesh.

21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen para dy muajsh, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.

Mësohet se Aldison Belulaj kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë - ndërsa përballja e të dielës te Universiteti i Mjekësisë, rezultoi fatale për studenten e Drejtësisë e cila pas debatit me 23-vjeçarin, u qëllua nga ky i fundit me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj, pavarësisht përgjërimit të saj që të mos e vriste.

Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.