AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 22:34

“Mendja gjë e madhe, Zot na ruaj”, Maliqi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kalorësit nuk i ndalet shpata

“Mendja gjë e madhe, Zot na ruaj”, Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi, e quan thirrjen në prokurori të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, si skandal. Sipas tij kryeministri Edi Rama kontrollon çdo pushtet, tashmë sa vjen e kërkon më shumë për veten e tij.

“Skandal Kryeprokurori,Kryepolici ,Kalorësi i Rilindjes ,urdheron marrjen të pandehur të Kryetarit të Opozitës,dhe nese nuk paraqitet do urdhëroj shoqërimin forcërisht të tij.Ska të ndalur kalorësi me ushtrin e rilindjes ka shpallur lufte me opoziten eshte kundra marrveshjeve.Kaloresi po i pushton te gjitha trojet,sot pushtoj e nënshtroj parlamentin,ka pushtuar prokurorin,drejtesin,KQZ,SHIKU-n,po pushton Presidencën,Pushtetin Lokal dhe se fundmi dhe Opoziten.Shtetet fqinj Italia,Greqia,Maqedonia,Mali i Zi në gadishmëri po ruajnë kufijtë nga Lideri Global,Zot na ruajt ku po përfundojmë,luftuam per liri,demokraci,shembem diktaturen në 1990 ,jemi per paqe.Por kalorësit nuk i ndalet shpata do dhe kokën e kreut te shtetit,kreut te opozites nuk ngopet do shume me teper troje,pushtet ,sundime. Mëndja gjë e madhe,zot na ruaj.?”. – shkruan Maliqi.

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kreun e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar më datë 17 qershor në prokurori, lidhur me çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse. Basha nuk i ka pranuar akuzat duke i cilësuar si të montuara nga kryeministri Edi Rama.