AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 21:27

Kriza politike, Carlo Bollino: Meta tregoi se është i njëanshëm

Kriza politike, Carlo Bollino: Meta tregoi se është i


Gazetari Carlo Bollino tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se presidenti Ilir Meta me vendimin për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit tregoi se është i njëanshëm duke u bërë palë me opozitën.

Ai foli edhe për përplasjen mes kryeministrit dhe presidentit të vendit, konflikt sipas Bollinos ka nisur dy vite më parë. Bollino u shpreh se çdo ligji i qeverisë është kontestuar nga presidenti i Republikës.

“Ekziston një përplasje politike shumë e fortë mes kryeministrit dhe presidentit. Kjo është pika kulminante, ndërsa përplasje ka filluar dy vite përpara. Është e vërtetë se Meta ka qenë në qeveri në këto 12 vitet e fundit.

Meta nuk është njeri pa pushtet. Meta ka kundërshtuar të gjithë ligjet e kësaj shumice dhe është përplasur me logjikën e kryeministrit, deri në vendimin e fundit që është i diskutueshëm, që ka arritur në një konflikt mes shumicës dhe opozitës.

Ai mbështet njërën palë, me të cilën ka konflikt interesi.

Nga pikëpamja politika ka një konflikt shumë të fortë dhe ka një qasje të njëanshme”- tha Carlo Bollino./TPZ.AL