AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 21:14

Sulmet e Ramës ndaj Metës/ Lubonja: Kryeministri i bën për të zhvendosur vëmendjen nga problemet

Sulmet e Ramës ndaj Metës/ Lubonja: Kryeministri i bën për


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. i ka konsideruar sulmet e sotme të kryeministrit Edi Rama, ndaj presidentit Meta, si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e mëdha të vendit.

“Të merresh me Ilir Metën personalisht, nuk besoj se është aq budalla kryeministri, por e bën për ti ikur të gjithë problemeve që janë krijuar në Shqipëri. Sikur, gjithcka qenka pakënaqësi personale.

Problemi është shumë shumë më i thellë, i një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet, nuk ndërton dot institucione, që nuk ndërton dot një ekonomi të shëndoshë, të lirë, por mbahet me ekonomi kriminale. Po devijohet nga thelbi i problemit që kemi”.

/TPZ.al