TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit. Eskorta e kryeministrit ka ndërruar drejtim, duke kaluar përmes rrugës dytësore.
Disa minuta më pas, Rama u ngjit në skenën e improvizuar për të prezantuar para socialistëve kandidatin për qytetin e Librazhdit, Kastiot Gurrën, i cili kërkon mandat të dytë.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk la pa përmendur protestuesit që i bllokuan rrugën. Ai u kujtoi atyre ligjin, duke u thënë se kush pengon fushatën elektorale të një subjekti dënohet deri në 5 vite burgim.
“Dëgjoj të thonë vazhdimisht do vijë ’97, po cila ‘97? Me këta 100 mjeranë që kishin zënë rrugën atje, që gjuanin me gurë e kapsolla, me ata do vijë ‘97? Ata sot kane shkelur nje nga nenet e kodit penal duke penguar forcerish fushaten elektorale te nje subjekti politik”, u shpreh Rama.
Më tej, Kryeministri tha se “zgjedhja jonë është që të qendrojmë palëkundur dhe të ecim drejt përpara. Më 30 qershor do realizojmë këtë proces edhe pse nuk është më e mira e mundshme, por është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Nëse shtyhen zgjedhjet duke shkelur ligjin dhe kushtetutën e vendit demokracia vihet në rrezik se nesër pasnesër ky precedent mund të përsëritet”.