AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 21:42

Andi Bushati: Nëse opozita ulet në tryezë me Ramën, do jetë çadër numër dy, kriminelët do vjedhin sërish zgjedhjet

Andi Bushati: Nëse opozita ulet në tryezë me Ramën, do


Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar dekretin e Ilir Metës për anullimin e zgjedhjeve dhe pozicionin e opozitës. Sipas Bushatit, ky dekret ndërpreu aksionin opozitar dhe se ftesa e Metës për dialog, do të prodhonte një çadër numër dy dhe një humbje të madhe për opozitën.

“Prej gati pesë ditësh po dëgjojmë që presidenti këtë e bëri se është palë me opozitën, se është burri i Kryemadhit, se kishte frikë nga dhuna, etj. Unë them se veprimi i presidentit, është një veprim, që ndërpret dinamikën e aksionit opozitar.

Imagjinoni që Rama të bëhet njeri i arsyeeshëm dhe thotë, ulemi në tavolinë, ai është njeri që ka ndryshuar Kushtetutën brenda natës. Cfarë do të fitonte opozita nga kjo? Opozita ka thënë, ky njeri ka humbur të drejtën moralë të drejtojë Shqipëriën, për shumë arsye.

Akti i Metës, është një ftesë që opozita të heqë dorë nga pozicioni ekstrem. E gjithë kjo ndërpret aksionin opozitar, do detyronte opozitën të ulej, do bëheshin zgjedhje si në 2017 ku vendos Nicja dhe camët në Dibër. Ku do ishim ne?

Në këtë kuptim, ishte gafë ndërhyrja e Metës, sepse dëmtoi aksionin opozitar. Më mirë ishte ajo e Bashës, që tha nuk presim gjë nga presidenti, kjo është mardhënie mes shqiptarëve dhe Edi Ramës. Opozitën, ndac të burgosin Bashën dhe Berishën apo të ndajnë Ilirin nga Monika.

Këtu kemi një njeri që vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota. Problemi i shqiptarëve është me këtë. Nëse opozita pranon ftesa si kjo dhe ulet në tryezë, le të ulet por do të jetë cadër numër dy”.

/TPZ.al/