AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 21:30

Paskal Milo: Fjalimi i sotëm i Ramës për Metën, mu duk si vëllimi i dytë i librit “Kurban”

Paskal Milo: Fjalimi i sotëm i Ramës për Metën, mu duk si


Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar krizën politike të Shqipërisë dhe mardhënien e vështirë të kryeministrit me presidentin. “Nuk arritëm deri këtu për shkak të një dekreti. Ne kishim muaj që Shqipëria jetonte në ankthin e një krize, që erdhi duke u thelluar. Unë do ta shtroja problemin në thelbin e këtij sistemi politik që kemi, se si është shpërfytyruar nga viti 2008 e këtij, pasi nuk kemi ruajtur raportet e drejta në një republikë parlamentare, midis presidentit dhe parlamentit dhe përqëndrimi i pushtetit në duart e kryetarëve të partive.

Mendoj se nuk është cështje personale e Edi Ramës me Ilir Metën. Kanë një histori mardhëniesh të komplikuara. Me fjalimin që ka mbajtur Rama, më kujtoi kohën kur shkroi Kurbanin, kohën kur ka qenë në thikë e në pikë me Kurbanin. Sot, më duket se jemi në vëllimin e dytë të Kurbanit”.

TPZ.al/