AKTUALITET, 13 Qershor 2019, 22:23

Deklarata e fortë e Lubonjës: Ose do t’i nënshtrohemi diktaturës, ose duhet një lëvizje e fortë, nuk ka mundësi për dialog

Deklarata e fortë e Lubonjës: Ose do t’i nënshtrohemi


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka dëklaruar se kriza politike dhe gjendja e Shqipërisë, mund të cojnë në dy skenarë, ose nënshtrimin ndaj diktaturës së krimit, osë një lëvizje të fortë. Sipas analistit, në këto kushte, dialogu nuk është i mundur.

“Në kushtet që jemi, unë mendoj se zgjedhjen Edi Rama e ka bërë. Ka thënë këta do ti eleminoj, ka edhe drejtësinë me vete, këta do i fusë në burg dhe do sundojë.

Shqiptarët duhet të kuptojnë, cfarë do bëjnë ata? Nuk shoh institucionet që mund ta na ndihmojnë.

Drejtësia, është komplet e instrumentalizuar. Kriza për mua do të shkojë, ose do ti nënshtrohemi diktaturës së krimit, ose duhet bërë një lëvizje e fortë. Por, këtu nuk shoh dialog”.

/TPZ.al/