TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat mes Carlo Bolinos dhe Andi Bushatit. Bolino shprehet se një sondazh që ka bërë televizioni i tij, tregon se Partia Socialiste ka rritje.
Pjesë nga biseda:
Carlo Bolino: Nga biseda që dëgjova Bushatin dhe Lubonjën dhe 45 minuta zotin Basha, e përmendi fjalën krimi 45 herë. Ka listuar të gjithë krimet. Nuk kisha dëgjuar që 800 mijë persona jetojnë vetëm me një vakt në ditë. Ishte një situatë katastrofike, që përmendet në gjashtë vite opozita. Po si shpjegohet? Opinioni publik është i informuar, live janë pafund. Opinionet e zotit Basha janë në të gjithë mediat, nuk ka censurë. Po si shpjegohet që përballë këtyre argumentave, protestat e opozitës janë fenomen partiak?
Andi Bushati: Cfarë rëndësie ka kjo?
Carlo Bolino: Kur një popull është skllav i një narko shteti, njerëzit rebelohen.
Andi Bushati: Janë të trembur. Camët e Dibrës të rebelohen ndaj sistemit elektoral?
Luan Rama: Ata që dalin në protestë i nxjerr Basha me Monikën?
Carlo Bolino: Ata nuk janë qytetarë, janë militantë. Pranojnë axhendën e forcës politike.
Andi Bushati: Kur drejtorët e administratës japin listat partive bandave të drogës, kush të dalë në miting?
Carlo Bolino: Ne në Report Tv kemi bërë një sondazh, totalisht të pastër. PS ka rritje. Sondazhi nuk është i manipuluar.
Andi Bushati: Edhe unë hyj garant për sondazhin, se shqiptarët vdesin nga dashuria për Skënderbeun. Do flasim seriozisht, se Carlo kishte nxjërrë Astrit Patozin më lart se LSI.
Carlo Bolino: Jo Carlo, institute Italian.
/TPZ.al/