AKTUALITET, 7 Prill 2018, 20:45

Mediat iraniane paralajmërojnë, Tirana rrezikohet nga sulmet terroriste

Mediat iraniane paralajmërojnë, Tirana rrezikohet nga sulmet

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë (ISJ), Alejo Vidal-Quadras, ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon muxhahedinët që u zhvendosën në Shqipëri, pasi u larguan nga kampi në Irak.

Ndërkohë që ndodhin sulme terroriste nga regjimi iranian, muxhahedinët nën sigurinë e Shqipërisë mund të jenë të rrezikuar, shkruhet në “Iran News Update”.

Anëtarët e opozitës që kanë jetuar në Irak, kanë kaluar vite në nënshtrimin e sulmeve çnjerëzore dhe eksperimenteve mjekësore, dhe për këtë arsye shumë prej banorëve u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri.

Kjo u konsiderua si sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte presionin diplomatik të: Kombeve të Bashkuara, ISJ-së, senatorëve të SHBA-së dhe Kongresmenëve, anëtarëve të Parlamentit, personaliteteve amerikane dhe politikanëve evropianë.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave që filluan në fund të dhjetorit, në mbi 140 qytete në Iran.

Njerëzit bëjnë thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e shohin si shansin e tyre të vetëm të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Për të kundërshtuar këtë qëndrim, regjimi po rrit fushatën e shtypjes dhe tani po synon grupin MEK në Shqipëri.

Vidal-Quadras ka bërë thirrje që të ndërmerren masa të menjëhershme, në mënyrë që fushata e Republikës Islamike kundër disidentëve të anulohet.