TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Elbasani ku ka zhvilluar një takim me grupet e interesit peër t’u konsultuar lidhur me strategjinë kombëtare të punësimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar kryedemokratin Basha se po i bën keq Shqipërisë.
Balla gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku tha se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.
“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.