AKTUALITET, 7 Prill 2018, 15:20

Video/ Pas protestës shoqëria civile shpërndan ujë për policinë

Video/ Pas protestës shoqëria civile shpërndan ujë për

Pasi ka përfunduar protesta e cila u zhvillua mesditën e sotme përpara kryeministrisë, shoqëria civile ka shpërndarë ujë për policinë, e cila qëndronte në gadishmëri. Në një video postuar nga nisma “Thurje”, tregohen momente kur aktivistët, afrohen te disa policë, dhe u japin atyre shishe me ujë.

“Shumë diell!

Një shishe ujë edhe për policinë nga protestuesit.”.

Kështu shkruan Nisma#Thurje në “Facebook”, ndërsa publikon edhe këto pamje.