AKTUALITET, 7 Prill 2018, 17:46

Detaje të reja/ Sulmi në Gjermani, tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë

Janë të paktën tre të vdekur dhe 30 të plagosur pas sulmit të sotëm që ndodhi në Mynster të Gjermanisë, ku një furgon iu sul kalimtarëve në zonën pedonale të qytetit.

Sipas policisë, të paktën gjashtë nga të plagosurit thuhet se janë në rrezik për jetën.

https://youtu.be/VJesdpDYtMs

Sipas gazetës së madhe gjermane, Bild, shoferi i furgonit kreu vetëvrasje. Trupi i shoferit është  në  në makinë. Hetuesit gjermanë po kontrollojnë makinën për ndonjë eksploziv. Sipas, BILD është ende një qese në makinë.

Një vit më parë ndodhi në Stokholm

Si sot,  saktësisht më 7 prill 2017, një vrasës doli me një kamion të vjedhur në qendër të Stokholmit, Suedi, pikërisht në një zonë për këmbësorë. Pesë vetë u vranë dhe katërmbëdhjetë të tjerë u plagosën rëndë.

/TPZ.AL/